REAGIM MBI VENDIMIN E LIGËS

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u njoh nga mediat sportive mbi vendimin e marrë nga Liga e Futbollit për bojkotimin e kampionatit kombëtar 2020-2021, në rast të mosplotësimit të katër kërkesave të paraqitura nga ana e Ligës.
Sigurisht që nuk na pëlqen që futbolli të ndalojë, për asnjë arsye.
Por në situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, të cilën Sindikata e ka denoncuar herë pas here, ishim të sigurtë se fatkeqsisht kjo ditë do të vinte.
Si përfaqësuese e komunitetit të futbollistëve, Sindikata duhej të thirrej dhe të paraqiste opinionin e saj në lidhje me situatën e futbollit në tërësi si dhe per bojkotin e kampionatit në veçanti.
Megjithëse Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është anashkaluar qëllimisht për të mos qënë prezente në takimet ku diskutohet për futbollin, pasi zëri ynë konsiderohet si “Muzikë sipas partiturës në një orkestër te stonuar”, sot ne deklarojmë se: Mbështetim plotësisht vendimin e Ligës për bojkotimin e kampionatit të futbollit pasi kërkesat e Ligës i konsiderojmë legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
Urojmë dhe besojmë se ky vendim i Ligës nuk ka asnjë konotacion politik pasi në këtë rast këto kërkesa do të harroheshin si “Ëndërrat e një natë vere”.
Por edhe në këtë rast do të jemi ne që do ti kujtojmë Ligës angazhimin e tyre të marrë sot për plotësimin e këtyre katër kërkesave.
Për aq kohë sa këtë vendim të Ligës e konsiderojmë plotësisht të drejtë, Sindikata do ta mbështetë atë fuqimisht.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian