TAKIM ONLINE ME PËRFAQËSUES TË FIFPRO

Të nderuar miq.
Dje Kryesia e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë zhvilloi një takim online me dy përfaqësuesit e FIFPRO-s z. Roy Vermeer, znj. Frederique Winia
Përfaqësuesit e FIFPro-s u njohën nga drejtuesit e Sindikatës me situatën shumë të vështirë që ndodhen futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, ku shkelja e të drejtave të tyre nuk përbën më lajm ku dhe Kryeministri i quan skllevër dhe nuk merakoset nga kjo gjendje.
Të shqetësuar nga kjo situatë, e cila në vazhdim do të monitorohet edhe nga strukturat përkatëse të FIFPro dy përfaqësuesit e lartë të saj deklaruan se: Në mbledhjen e radhës së bordit të FIFPro çështja e parë që do të diskutohet është çështja e shkeljeve së të drejtave të futbollistëve Shqiptarë dhe masat që do të merren për ti ndihmuar ata.
Përfaqësuesit e FIFPro pasi e vlerësuan me nota pozitive punën e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, inkurajuan përfaqësuesit e sindikatës që të vazhdojnë me forcë në rrugën e tyre të drejtë pasi në këtë rrugë do të kishin aleatë të tyre edhe FIFPro-n.
Gjithashtu përfaqësuesit e të dy palëve ranë dakord që të mbajnë një linje të vazhdueshme komunikimi.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian