REAGIM I PRESIDENTIT ANDI LILA

Çfarë arriti Bojkoti i futbollit???
1- Kemi qënë ndër të parët që kemi përkrahur parimisht të 4 kërkesat e ligës pasi vlersojmë se janë në të mirë të sportit në tërësi dhe futbollit në veçanëti, mëgjithëse ishim shumë skeptik.
Bile në atë kohe thamë se: Mos këto kërkesa shuhen si “Ëndërrat e një nate vere”.
Po sot që është marrë vendimi për rifillimin e futbollit a ka një bilanc se ç’farë arriti ky bojkot?
Mund të më thotë secili nga ju se në ç’farë faze janë negociatat me qeverinë për plotësimin e 4 kërkesave?
E bëj këtë pyetje pasi Kryeministri tha se: Tani që përfundoi bojkoti do të ulemi me ligën dhe të zgjidhin kërkesat e tyre. (kështu shkruhej në mediat sportive gaz.panorama)
Nëse ky bojkot ka shërbyer vetëm që të takohet Kryeministrit me presidentin e FSHF atëherë kjo për mua është tallje.
Kur Sindikata me pesë vullnetarë, nuk e bëri transparencën e parave të aktivitetit të saj (Luajmë dhe rindërtojmë së bashku)të hënën por e bëri të mërkurën, këtu u ngritën shumë spekullime, por për mungesën e transparencës së bisedimeve të Ligës me qëverine përse nuk flet askush?
Mos harrojmë së qëllimi i këtyre katër kërkesave ishte: FORMALIZIMI NE FUTBOLL.
Sot dua të bëj publikë faktin se: Në kuadër të FORMALIZIMIT, i kemi kërkuar Ligës të ulet dhe të dëgjoj edhe sindikatën. E kuptoj përfaqësuesin e Ligës që për shkak të interesave ekonomike nuk ka pranuar të ulet me ne.
Gjithashtu në kuadër të FORMALIZIMIT i kemi kërkuar edhe z.Fidel Ylli në rrugë zyrtare që të ulet dhe të diskutoj edhe me Sindikatën.
Edhe z.Fidel përse nuk pranoi të diskutoj me ne.
Ndoshta qëllimi i vërtetë i bojkotit nuk ka qënë për të mirën e sporti por për ndonjë interes momental politik.
Më duket shumë bajate të diskutojme sot se janë ndërtuar tre stadiume ndërkohë që nuk diskutojmë për shkatërrimin e qindra terreneve sportive, aty ku lindin dhe krijohen futbollistët. Nësë nuk kemi futbollistë, përçfarë i duam stadiumet, ah harrova për mitigje se aty i kemi edhe personat që hyjnë nën kontroll.
Për aq kohe sa sporti është e mirë publike unë mendoj se të gjithë ata që veprojnë në emer të sportit, siç janë ata që vendosën për bojkot, kanë detyrimin moral që të informojnë publikun për ecurinë e çështjeve që kanë të bëjnë me sportin.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian