SINDIKATA NË BISEDIME ME FIFPro

Për FIFPro-n:
2- Jemi në rrugë shumë të mbarë. Para disa ditësh kryesia e Sindikatës, bëri një takim on-line me dy nga përfaqësuesit e FIFPro-s të cilët i njohu me të gjithë problemtatikat e futbollitstëve që luajnë në kampionatet tona. Sigurisht që ne si Sindikatë jemi nën monitorimin e FIFPro-s duke qënë se kemi aplikuar për antarësin në këtë organizatë dhe për këtë arsyje për një pjesë të madhe të këtyre problemtatikave ata kanë dijeni për shkak të qëndrimeve tona publike.
Përfaqësuesit e FIFPro-s shprehën shetësimin e tyre për problemet e ngritura si:
Mospagim të pagave të futbollistëve sipas kushteve kontraktuale.
Mospagim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të futbollistëve.
Vendosje të sanksioneve financiare si mase disiplinore në mënyrë arbitrare nga klubet si psh:
(rroga 300 000 leke dhe GJOBA 100 000 EURO).
Kushte shumë të vështira pune të futbollistëve, si degradimi i stadiumeve dhe fushave të stërvitjes së futbollistëve. Shumë skuadra bëjnë stërvitje në fusha private me barë sintetik ndërkohë që ndeshjet I luajnë në fusha më barë natyral e cila sjell demtime të futbollistëve.
Mosfunksion të strukturave të FSHF që mbrojnë të drejtat e futbollistëve.

Por çështja për të cilën ata ishin të shokuar kishtë të bënte me faktin se: Kryeministri ka deklaruar publikisht se futbollistët trajtohen si skllevër por ç’farë masash janë marrë për të ndërprerë këtë gjëndje skllavërie.
Përfaqësuesit e FIFPro-s na inkurajuan që të vazhdojmë dhe të luftojmë fort në rrugë tonë pasi ata do të jenë aleatët tanë në këtë rrugë dhe për këtë qëllim kemi rëndë dakort që të krijojmë një linjë të përherëshmë komunikimi mes nesh.
Në këtë takim përfaqësuesit e FIFPro-s na deklaruan se: Në mbledhjen e radhës së bordit të FIFPro-s çështja e parë që do të jëtë për diskutim është çështja e të drejtave të futbollistëve në Shqipëri.
A.L

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian