SPFSH DËNON AKTET E DHUNËS NË SPORT!

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon aktin e rëndë të goditjes së gjyqtarit anësor të ndeshjes Delvina-Alpetrol, z.Elis Pulaj.
Duke i uruar shërim të shpejtë z.Pulaj, Sindikata i bën thirrje organeve kompetente Policisë, Prokurorisë dhe FSHF për marrjen e masave dhe dënimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Sigurisht që rezultati sportiv nuk ka asnjë vlerë kur cënohet jeta e çdo protagonisti të një ndeshje futbolli qoftë ky sportist, anëtar stafi, president apo gjyqtarë e zyrtarë ndeshje.
Sindikata nga ana e saj do të mbështesë gjithmonë futbollin FairPlay në të cilin dhuna nuk ka vend dhe do të jetë në anën e organeve zbatuese të ligjit.

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish