1 VIT NGA EVENTI “LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SËBASHKU”


Sot një vit më parë Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë organizoi eventin e saj të parë madhor, ndeshjen e bamirësisë nën moton “Luajmë e Rindërtojmë sëbashku”.
Ky event tregoi se, sporti është ilaçi që i bën njerëzit të harrojnë inatet dhe hasmeritë shekullore që ekzistojnë mes shteteve dhe të bëhen bashkë në emër të kauzave të mëdha.
Sot Sindikata dëshiron edhe një herë të falenderojë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e këtij eventi dhe përmirësimin e punës së Sindikatës:

Anëtarët e Golden Team-it tonë, të cilet p.v.s angazhimeve personale ju pergjigjën pa asnjë hezitim kërkesës së Sindikatës duke kontribuar për këtë kauzë të drejtë.
Sot i kërkojmë ndjesë edhe dhjetra ish-Futbollistëve tanë të cilët për shkak të kohës së pakët, mungesës sonë të eksperiencës etj nuk u bënë pjesë e skuadrës sonë për këtë event.
Por me kontributin dhe djersën e derdhur me fanellën e ekipit kombëtar ata e kanë merituar vendin për të qënë pjesë e GoldenTeam-it Shqiptar.

FSHF dhe Presidentin e saj z.Armando Duka, të cilët vunë në dispozicion të eventit stadiumin modern Air Albania si dhe të gjithë logjistikën e nevojshme për ekipin tonë.

Golden Team Italian, Turk dhe Grek të cilët ju bashkuan kauzës sonë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Gazetarët dhe opinionistët sportivë të cilët masivisht e mbështetën këtë eveniment.
Edhe ata të cilët mes skepticizmit dhe mëdyshjes nuk kishin besim tek Sindikata.
Sigurisht që ne përsëri i falenderojmë pasi skepticizmin dhe kritikat i kemi vlerësuar seriozisht për tu përmirësuar në punën tonë.

Një falenderim i madh i shkon sot atij grupi vullnetarësh të cilët ndihmuan Sindikatën pa asnjë shpërblim. Ka qënë puna me përkushtim e këtyre vullnetarëve që bëri të mundur realizimin e këtij eventi madhështor.
A.L

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish