LUHET GJYSMA E KAMPIONATIT,KRYESON VLLAZNIA!

Janë luajtur këtë javë ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore

Ko do të thotë që tani këmi mbyllur gjysmën e kampionatit dhe objektivat e secilit ekip bëhen më të qarta pas cdo takimi.Surpriza e bukur e këtij kampionati është Vllaznia e cila mban vendin e parë me  meritë të plotë.Shkodranët kryesojnë me 37 pikë të ndjekur nga Partizani që synon gjithashtu trofeun sidomos pas meraktos e rikthimeve në grupin e lojtarëve.Nuk mungon në kryesim as Laci e Teuta që po ashtu janë dukë bërë një sezon mjaft të mirë

Një shkallë më poshtë janë Tirana,Kukësi e Kastrioti,por ndonëse krutanët mund te kënaqen me pikët që kanë arritur nuk mund të themi këtë për  Tiranën e Kukësin që hynin me synime të qarta për fitimin e titullit

 3 vendet e fundit janë Apolonia,Bylis e Skënderbeu që duket se do të diskutojnë mes tyre qëndrimin në Superiore edhe pse rruga mbetet e gjatë dhe situata e cdo ekipi mund të ndryshoje kur mbetet edhe gjysma tjetër e kampionatit për tu luajtur

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish