EVENTET

JANAR 2020

LUAJMË DHE RINDËRTOJMË

Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku! Eventi që bëri bashkë yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë më 10 janar në Air Albania Stadium në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti
“Luajmë dhe Rindërtojmë sëbashku” është ky eventi i parë i realizuar nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.Ky event ishte një realizim madhështor dhe me nje kauzë te veçantë dhe prekëse ku paratë e grumbulluara u bënë nje kontribut ndaj dëmeve shkatërruese të tërmetit të Nëntorit 2019 në Shqipëri.

Me qëllimin që çdo e ardhur nga çdo biletë e shitur të jetë një kontribut ndaj personave të demtuar nga tërmeti. Shuma totale e përftuar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falenderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëper shkallë, një falenderim i ngrohte i shkon te gjithë sindikatave homologe që erdhën e morren pjesë, ashtu sikundër duhet te përshëndesim të gjithë ish-lojtaret e Kombëtares që kontribuan në këte event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

Eventi i mbajtur në praninë e rreth 6000 shikueseve ishte një spektakël i vertetë.Ketij eventi sportiv iu bashkua edhe spektakli i artit,me këngetarët Mc Kresha,Finem e Solo si dhe DJ Vin Veli.Në hapjen e eventit 51 tollumbaca të bardhë u lëshuan nga fëmijët në fushën e lojës,si nderim ndaj viktimave të tërmetit.Sa i përket ndeshjeve në fushën e lojës,e nisi Shqipëria me Italinë,një sfidë e mbyllur barazim dhe e fituar nga italianët me penallti.Ndeshja e radhës Turqi – Greqi u fitua nga grekët 1- 0, për të shkuar tek finalja Itali – Greqi e mbyllur 1-0 që nxori fitues të këtij turneu ekipin italian.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian